
Ozan Guven u bë kryefjala e mediave disa javë më parë, pas denoncimit të të dashurës së tij për ushtrim dhune. Pas një darke me miq, Ozan dhe partnerja e tij kishin debatuar, duke e agravuar situatën deri në dhunë fizike.
Asokohe dolën në rrjet foto të shumta, ku dallohej qartazi ushtrimi i dhunës dhe çështja tashmë i ka kaluar gjykatës. Ndërkaq, ky skandal ndikoi edhe në jetën profesionale të aktorit, pasi seriali “Babil” ku ai merrte pjesë, vendosi ta largonte nga kasti.
Ozan nuk ka pranuar ndërprerjen e kontratës, madje ka kërkuar një dëmshpërblim të majmë nga producentët e serialit. Ndërkohë që producentët pretendojnë se veprimet e Ozan kanë dëmtuar ecurinë e serialit, aktori pretendon se “pushimi” nga puna është i pa drejtë. Si duket, tashmë Ozan do të ketë edhe një arsye më tepër për të shkuar në gjykatë, duke krijuar një zinxhir skandalesh brenda një harku të shkurtër kohor.