Përgjigja befasuese që merr / Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e çon çështjen deri në Danimarkë, ‘padit’ Kryeministrin Rama

19:42 23/09/20203min146
Teatri-Kombetar-i-shembur-696x522

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë sot publik një kërkesë të sajën nga institucionet e shtetit danez që të hetohen veprimet që çuan në shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sikurse njofton Aleanca me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrit të Drejtësisë në Danimarkë dhe Prokurorit të Përgjithshëm aty i është dërguar një kopje e kallëzimit penal që më parë ia kanë dërguar SPAK-ut.

Ndërkaq, Aleanca thotë se ka marrë përgjigje në kohë rekord nga autoritetet daneze ku i konfirmohet se:

“Do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare”.

Postimi i Aleancës në rrjetet sociale:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i nisi Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës, Prokurorit të Përgjithshëm të Danimarkës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Penale të Danimarkës, një kopje të kallëzimit penal kundër Kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shtetasit shqiptar Shkëlqim Fusha, që ka bërë pranë SPAK-ut, kohë më parë, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi përfshirjen në projektin korruptiv të ndërtimit të Teatrit të Ri të shtetasit danez Bjarke Ingels përfaqësues i kompanisë BIG.

Me një shkrese përcjellëse i kërkuam institucioneve të drejtësisë daneze të reagonin në respektim të ligjeve që veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës.

Ndryshe nga institucionet shqiptare, që shquhen për mungesë transparencë, na mbërriti një përgjigje në kohë rekord prej institucioneve daneze në fjalë, e cila na siguron se do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare.

E drejta vonon, por nuk harron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto