Përfundon lidhja e bujshme e Brad Pitt me modelen e martuar

12:15 29/10/20202min69
315245_2815737_updates

Brad Pitt u përfol gjatë për lidhjen e tij me modelen Nicole Poturalski. Fillimisht dyshja “pushtuan” mediat online për shkak të ngjashmërisë së madhe të Nicole me ish bashkëshorten e Brad, Angelina Jolie. Por, situata u bë akoma më e komplikuar, kur u zbulua se Nicole në fakt, është e martuar.

 

Përgjatë këtyre muajve, mediat e huaja kanë “ndjekur” çiftin e ri dhe historinë e tyre të bujshme, duke theksuar gjithmonë se bashkëshorti i modeles nuk e kishte aspak problem që ajo kishte një lidhje jashtë-martesore.

 

Megjithatë, tashmë lidhja e tyre ka marrë fund. Sipas mediave të huaja, aktori 56 vjeçar momentalisht është beqar dhe është fokusuar vetëm në përkujdesjen ndaj fëmijëve që ka me Angelina Jolie. Ndërkaq, Nicole vazhdon jetën e saj familjare me bashkëshortin dhe djalin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto