Përfundon ëndrra evropiane e Tiranës, kryeqytetasit të pafuqishëm përballë kampionëve të Zvicrës

22:38 01/10/20203min136
EjRAyXGWsAsF50n-780x439

Tirana bëhet skuadra e fundit shqiptare që eliminohet nga garat evropiane.

Kampioni në fuqi i Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen më të rëndësishme evropiane në histori të klubit.

Tirana luajti ndeshjen e ‘Play-Off’-it në Ligën e Evropës përballë kampionit në fuqi të Zvicrës, Young Boys Bern dhe pësoi humbi 3-0.

Bardhekaltërtit u mbrojtën mirë deri në minutën e 42-të kur vendasit shënuan golin e parë me Fassnacht për 1-0.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Young Boys Bern të cilën në minutën e 52-të me Nsame ngritën epërsinë në 2-0.

Sulmuesi kamerunas Nsame në minutën e 64-të realizoi golin e dytë personal në këtë takim për rezultatin përfundimtar 3-0.

Tirana u mundua të bënte diçka më shumë, por ishte e pafuqishme përballë kampionëve zviceran që tani shkojnë në grupe të Ligës së Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto