Përdhunoi të miturën në Fushë-Krujë, arrestohet 21 vjeçari i akuzuar edhe për…

15:18 08/10/20201min163
perdhunim-1-750x412-1

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Pas verifikimeve, 21 vjeçari me iniciale E. P., banues në Arrameras, Krujë, rezultoi se ka konsumuar të njëjtat vepra penale si shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” më datë 12.07.2020.

I riu dyshohet të ketë marrë pjesë në përdhunimin në grup të një 17-vjeçare në Fushë-Krujë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për shfrytëzimin e 17-vjeçares. Në ngjarje janë të përfshirë edhe 6 persona të tjerë, të cilët kanë kryer me të marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ndërsa e mitura ka treguar dhe qëllimet e kreut të grupit Alket Brata për ta shfrytëzuar atë në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto