Përdhunoi të dashurën, policia shpall në kërkim 26-vjeçarin nga Tirana

10:54 24/09/20201min200
sexual-abuse-rape-Man-hand-holding-woman-shut

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar pasi akuzohet se ka përdhunuar të dashurën e tij.

Policia njofton se personi me iniciale J. C., ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj të dashurës së tij, madje e ka detyruar të kryejë marrëdhenie seksuale pa dëshirën e saj, së cilës iu lëshua një urdhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet dhe punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim J. C., 26 vjeç, sepse në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto