Përcaktohen temat e debatit të parë presidencial mes Trumpit dhe Bidenit

22:12 22/09/20201min138
https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_191205005729-joe-biden-donald-trump-split-file-1068x601

Debati i parë presidencial midis presidentit aktual, Donald Trump dhe të nominuarit demokrat, Joe Biden do të përqendrohet në një numër temash, duke përfshirë pandeminë e coronavirusit, Gjykatën e Lartë dhe problemet racore në vend, njoftoi të martën komisioni i debatit.

Debati i parë presidencial, i planifikuar për 29 shtator në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland, Ohio, do të ndahet në gjashtë segmente 15 minutëshe, raporton CNN.

Komisioni tha që temat mund të ndryshojnë bazuar në “zhvillimet e lajmeve”, por gjashtë segmentet do të jenë “Regjistrat e Trumpit dhe Bidenit”, “Gjykata e Lartë”, “COVID-19”, “Ekonomia”, “Raca”, “Dhuna në Qytetet amerikane” dhe “Integriteti i Zgjedhjeve “.

Chris Wallace i Fox News do të moderojë debatin e parë. Të dy, Trump dhe Biden po përgatiten për debatet presidenciale në mënyrën e tyre.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor (e martë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto