“Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete”- Kryemadhi thirrje Ramës: Mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve, kur …

17:52 27/09/20205min114
monika

Pas denoncimit të një nxënësi, i cili ka treguar se në klasën e tij është testuar një rast pozitiv dhe autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë, se dizifektimin e bankave dhe blerjen e maskave e bëjnë vetë ata, ka reaguar kryetarja e LSI-së,  Monika Kryemadhi.

kryemadhi

Përmes një shënimi në facebook, Kryemadhi thotë se përballimi i situatës së COVID-19, në shkolla kërkon masa konkrete edhe jo propagandë.

Ndërsa sipas saj ‘Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë”.

Në përfundim të reagimit të saj, Kryemadhi i bën thirreje Ramës dhe qeverisë së tij që të mos kursehen “për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”.

Postimi i plotë:

Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.

Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.

Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto