“Për të gjithë ata që…”/U përfol se janë zënë, Fifi zbulon për herë të parë raportet me Eneda Tarifën

11:07 25/09/20202min143
Untitled-design-1-14-780x439-1

Vitin e shkuar në media qarkulloi lajmi se dy këngëtaret e njohura, Fifi dhe Eneda Tarifa nuk kishin më raporte të mira miqësore. Shkak për prishjen e marrëdhënies mes dy këngëtareve mendohej se ishte ‘Kënga Magjike 2019’, ku Fifi u vlerësua me çmimin e dytë, ndërsa Tarifa doli fituese.

Megjithatë krahas fjalëve dhe thashethemeve të ndryshme që kanë qarkulluar në rrjet Filloreta Raçi apo Fifi ka sqaruar njëherë e mirë raportet me kolegen e saj. Ajo ka ndarë një foto në ‘Instastory’ krah Enedës duke vërtetuar se vajzat janë shoqe.

“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan. Ne kemi qenë dhe jemi mike”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto