Për një mandat të dytë Trump shprehet optimist por: “…është politikë dhe janë zgjedhje, nuk i dihet kurrë”.

21:35 03/11/20202min57
n_vossoughian_brk_trump_declare_201101_1920x1080.focal-758x379

Votuesit amerikanë i janë drejtuar sot kutive të votimit për të vendosur se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gara ashtu siç dihet është mes presidentit aktual amerikan, Donald Trump dhe demokratit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Deri para ditës së zgjedhjeve, mbi 100 milionë votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, duke votuar përmes postës apo fizikisht, sipas të dhënave të Universitetit të Floridas. Disa ekspertë kanë thënë se shkalla e votimit në këto zgjedhje mund të jetë më e madhja nga viti 1908. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se fushata e tij ka përjetuar “ndryshime të mëdha në javët e fundit”, që përbëjnë lajme të mira për rizgjedhjen e tij.

Kur është pyetur   shpalljen e fitores, Trump ka thënë me ton të matur se ai synon fitoren “vetëm kur është fitore. Nuk ka nevojë për lojëra”. Gjatë   vizite në zyrat e Komitetit Kombëtar të Republikanëve në Arlingon, Virxhinia, ai ka pranuar se mund të humbë, duke thënë: “Mendoj se do ta kemi një natë fantastike, mirëpo është politikë dhe janë zgjedhje, nuk i dihet kurrë”.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto