“Për këtë krim të rëndë duhet të mbahet përgjegjësi”, Presidenti Meta i shqetësuar për situatën, ja video që publikon

22:43 12/09/20205min121
Presidenti-Ilir-Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar mbrëmjen e sotme për situatën e përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.

Kreu i shtetit i kërkon autoriteteve qendrore dhe vendore “të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës”.

“Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!”, thekson Presidenti.

REAGIMI I PLOTE

Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.

U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.

Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto