Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Papa Françesku shihet duke mbajtur maskë

11:57 10/09/20201min73
pope-francis-mask-afp-885106-1599674709-696x341

Papa Françesku është parë të mërkurën me maskë, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Megjithatë, ai e hoqi shumë shpjet atë për të folur me besimtarët.

Françesku, i cili njihet për rëndësinë që i jep kontaktit të ngushtë me njerëzi, e hoqi maskën menjëherë pasi doli nga makina dhe filloi të përshëndesë dhe takojë besimtarët.

Kjo është dalja e dytë që Papa bën në prani të publikut në Vatikan, pasi me fillimin e pandemisë evente të tilla u transmetuan “live” në internet për të shmangur grumbullimet.

Gjatë fjalës së tij, Ati i Shenjt, foli për një shoqëri në të cilën njerëzit duhet të kenë më shumë solidaritet dhe se “shëndeti, përveç se është një e mirë individuale është edhe një e mirë publike”.

“Një shoqëri e shëndetshme është ajo që kujdeset për shëndetin e gjithsecilit”, tha Papa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto