Për herë të parë pas shkarkimit, Ilir Meta flet për zgjedhjet dhe tregon…

13:05 11/06/20214min60
WhatsApp-Image-2021-06-11-at-1.51.40-PM-674x450

Presidenti Ilir Meta doli për herë të parë në publik që pas shkarkimit nga Kuvendi.

Duke folur nga Presidenca, Meta tha se në fushatë nuk u përfshi nga dëshira, por e përfshiu kryeministri Rama.

“Mirëserdhët në epokën e pluralizmit politik. Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit të parlamentit monist në një epokë të pluralizmit politik parlamentar. Zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar. Duhet të jemi të duruar derisa të mbarojë vlerësimi i ankimimeve. Shkarkimi shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor.

Kjo përfshirje është denoncuar edhe në institucionet e prokurorisë pavarësisht se nuk kemi ndonjë të dhënë nëse është ndaluar dikush për këtë veprim të paligjshëm. Nuk po ju lodh kokën as juve as shqiptarëve. Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër presidentit. Është një gjë e qartë që shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model. Por e dinë të gjithë që presidenti ka bërë përpjekje për të ndaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve.

Numri i denoncimeve është shumë herë më i lartë se në vitin 2017. Kjo ka ndodhur për shkak të moshetimit të dosjeve të Dibrës dhe Shijakut dhe tentativës për të përsëritur tërmeti. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti i parlamentit të shkarkuar më 25 prill. Pres verifikimin e ankimeve, Do bashkëpunoj me shumicën dhe opozitën e re për rivendosjen e sistemit të llogaridhënies në të gjitha nivelet”, u shpreh Meta.

‘Atëherë fillojmë kush e përfshiu Presidentin në fushatë’, ishte pyetja e presidentit Meta dhe shfaq një video të Edi Ramës gjatë prezantimit të kandidatëve të vet në zgjedhjet.

Më pas Meta ka kaluar tek billbordet që janë vendosur në të gjithë Shqipërinë, kur është shfaqur edhe ai.

“Ja kush e përfshiu Presidentin në fushatë”, Ilir

‘Të jeni të sigurtë se këto nuk i ka vendosur Presidenti as opozita, se pushtetin vendor në vend e kontrollon vetëm një parti. Këto billbode kushtojnë shumë. Nuk po ju lodh kokën as juve dhe as shqiptarëve, se këtu kanë qenë dhe e dinë ç’kanë ndodhur, po është një gjë tepër e qartë që të gjitha shqetësimet e Presidenti u verifikuan.

Do të ishte mirë kishim pasur zgjedhje model, por të gjithë e dinë se Presidenti ka bërë çdo përpjekje për të ndalur degradimin e zgjedhjeve dhe është për të ardhur keq që numri i denoncimeve zgjedhore para zgjedhje është shumë më i lartë se në 2017 dhe kjo ka ndodhur për shkak të mos’hetimit të dosjeve të Dibrës dhe të Shijakut’, deklaroi Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto