Për herë të parë Kryemadhi i shkon në zyrë Metës: Diskutojnë për datën e zgjedhjeve

13:28 04/09/20202min95
Screenshot_8

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të shkojë vetë në takimin në presidencë për konsultimet me kreun e shtetit Meta.

Kjo do të ishte hera e parë që Kryemadhi shkon zyrtarisht në këtë institucion, teksa kujtojmë që në inaugurimin e Presidentit rolin e zonjës së Parë e bëri vajza e tyre e madhe, Bora.

Pas përfundimit të takimit, Kryemadhi theksoi se nuk është çështje datësh, por krijimi i mundësisë së zgjedhjeve për qytetarët sa më shpjet të jetë e mundur.

“Dua të theksoj se për LSI zgjedhjet duhet të ishin bërë që para dy vitesh. Nuk mendoj se është çështje date, por është çështje e dhënies së drejtës të qytetarëve të zgjedhin të lirë e të kenë zgjedhje të lira dhe të bëhen sa më shpejt pjesë e BE. LSI do të zbatojë çdo vendim dhe dekret të Presidentit dhe do të marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do i garantoj shqiptarëve atë qeveri që kanë aspiruar prej shumë kohës.  Sot takimi ishte vetëm për datën e zgjedhje, një datë e zgjedhjeve do të krijonte mundësinë e  lëvizjes së gjërave. Sa më shpejt zgjedhjet aq më mirë për qytetarët dhe për këdo”, tha Kryemadhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *