Pep Guardiola kapet me drejtuesit e futbollit anglez: Ndryshoni rregullin me tre zëvendësime

17:18 23/09/20211min83
1335420872.0-large

Trajneri i Manchester City Pep Guardiola është kapur me rregullin e zëvendësimeve, ku në Angli vazhdon të jetë me tre futbollistë.

Sezonin e kaluar, shumica e kampionateve kishin zgjedhur të rrisnin kufirin e zëvendësimeve gjatë një ndeshje nga 3 në 5.

Një marrëveshje që lindi për shkak të pandemisë dhe kalendarit të ngjeshur. Në Angli, megjithatë, ky sezon është kthyer në normalitet. Në Premier League, por edhe në aktivitete të tjera, mund të bëhen vetëm 3 zëvendësime.Një situatë jashtëzakonisht qesharake sipas trajnerit spanjoll i cili kundërshtoi këtë rregull.

“Ekipet në të gjithë botën kanë mundësinë të bëjnë pesë zëvendësime dhe ne kemi ende vetëm tre. Duke pasur parasysh kalendarin e ngushtë, kjo është, më falni, jashtëzakonisht qesharake. Unë e përsëris dhe do ta shpjegoj arsyen. Ka kaq shumë dëmtime, kaq shumë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *