Pëllumb Pipero bën thirrje: Mos refuzoni shtrimin në spital/ ‘Nëse oksigjeni bie poshtë 90 është simptomë alarmi’

11:49 03/11/20204min115
Screenshot_1-16

Doktori i njohur, Pëllumb Pipero, ka ngritur një tjetër shqetësim përsa i përket situatës aktuale nga Koronavirusi dhe komplikacionet që ai sjell në organizimin e personit të prekur.

Duke qenë se së fundmi gjithsecili prej nesh ka filluar të marrë disa informacione bazike përsa i përket Covid-19, duket se tanimë jemi bërë ‘doktorët’ e vetes, duke u rritur në këtë mënyrë skepticizmi për të shkuar në spital, qoftë edhe ku gjendja shëndetësore është e rëndë dhe nuk mund të përballohet me kurim në shtëpi.

Pikërisht për këtë çështja ka reaguar edhe mjeku Pipero, i cili shprehu shqetësimin se është rritur numri i atyre që qëndrojnë për një kohë të gjatë në shtëpi pa u mjekuar në spital dhe shtimin e numrit të pacientëve në gjendje të rëndë në spital.

Por kur nuk duhet refuzuar shtrimi në spital?

Në një intervistë në studion e ‘Ora News’, doktor Pipero tregon se kur duhet të jemi të vëmendshëm për të mos refuzuar dërgimin në spital.

“Të sëmurëve u matet oksigjeni me oksimetër ose me aparat oksigjeni. Nëse oksigjeni bie poshtë 90 kjo është simptomë alarmi. Nëse niveli i oksigjenit në gjak bie poshtë 90 është e domosdoshme të shkohet në spital. Ka një kufi përtej së cilës nuk mund të rrihet në shtëpi, është saturimi ose oksigjeni që ne në kushte shtëpie e masim me oksimetër. Është e rëndësishme të kuptohet që niveli i oksigjenit poshtë 90 është kritik për jetën e tyre. Duhet të konsultohen me mjekun e familjes. Në rastet kur urgjenca kombëtare e konsideron të arsyeshme duhet të vijnë në spital.”, u shpreh ndër të tjera Pëllumb Pipero.

Pipero gjithashtu tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë sepse në spital u ofrohet gjithë kujdesi shëndetësor i duhur.

“Nuk duhet të keni frikë nga spitali. Sigurisht spitali nuk është luks as qejf i madh por jepet ndihmë dhe kujdes maksimal mjekësor. Humanizmi që dëshmojnë mjekët dhe kujdesi që ofrojnë është përtej të jashtëzakonshmes ndaj qytetarët duhet të mirëkuptojnë dhe respektojnë masat minimale që kërkojnë, mbajtja e maskës, higjiena personale dhe distancimi social”, tha Pipero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *