Pele uron Ronaldon për rekordin me Portugalinë: Mendoja se do festonim 100 gola sot por…

18:04 09/09/20201min110
ronaldoooo

Kristiano Ronaldo shënoi dy herë në fitoren e Portugalisë ndaj Suedisë 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Me këto dy gola portugezi hyri në histori si lojtari i dytë që arrin shifrën e 100 golave me kombëtaren.

Të shumta kanë qenë urimet për sulmuesin e Juventusit, që vazhdon të thyejë rekorde pas rekordesh. Më i fundit që e ka uruar Ronaldon për rekordin me Portugalinë ka qenë edhe vetë legjenda e futbollit, Pele. “Mendoja se do festonim 100 gola sot.

Por aktualisht janë 101. Urime Ronaldos që vendose rekord të ri në rrugëtimin tënd”, shkruan Pele në rrjetet sociale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto