Pedagogu Rezart Prifti i bashkohet partisë më të re politike “Nisma” (VIDEO)

13:54 14/09/20202min113
rezi-1

Pedagogu i njohur dhe shumë aktiv për kauza publike, Rezart Prifti i është bashkuar “Nismës Thurje”.

“Nisma Thurje” ka postuar një video në Facebook, ku konfirmon bashkimin e Priftit, i cili thekson se emri i lëvizjes së re politike do të jetë “Nisma”.

“Rezart Prifti nuk është vetëm një pedagog i ri i talentuar por edhe një aktivist me profil të lartë, i angazhuar për një kohë të gjatë në kauza publike. Gjatë protestës studentore, Rezarti i dha zemër mijëra studentëve për të vazhduar revoltën deri në arritjen e kërkesave. Sot Rezi, duke u bashkuar me të tjerë të ngjashëm, ka një thirrje për të gjithë shoqërinë. Dëgjoje dhe nëse e gjen veten shpërndaje!”,-shkruan “Nisma Thurje”.

Po ashtu, bashkimin me një parti, ku ka fytyra të reja të papërfshira më parë në plitikë, e ka deklaruar dhe Rudina Hajdari, deklaratë e mbështetur edhe nga drejtuesit e kësaj lëvizje të re politike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto