“PD propozoi hapjen 100% të listave”- Gjata i përgjigjet Ballës: PS dhe Rama të heqin dorë nga kandidatët e propozuar nga bandat. Vetëm një gjë lejohet…

22:38 11/09/20202min74

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i është përgjigjur përmes një shënimi në facebook, kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i fundit ky që pak më herët tha se ‘të vazhdosh të jesh kundër listave të hapura, do të thotë të mos kesh besim te populli yt’.

Gjata shkruan se PD propozoi me shkrim hapjen 100% të listave, ndërsa i sugjeroi Ballës që PS dhe kryeministri Rama duhet të kenë besim tek socialistët në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të heqin dorë nga marrja e propozimeve prej bandave.

“Vetëm një përjashtim mund të lejohet: Taulant Balla mund të konsultohet me mikun e tij trafikantin e drogës!” shkruan Gjata.

Postimi i plotë:

Taulant Balla e ka me shkrim propozimin e PD për hapjen 100 % të listave.

Tani Taulanti dhe shefi i tij Edi Rama duhet të bëjnë të mundur që shqiptarëve të mos u ofrojnë si alternativë Ndraxhët e bandës se Avdylajve, apo Cyrbjat e bandës së Shullazit.

PS dhe Edi Rama duhet të kenë besim tek socialistët në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të heqin dorë nga marrja e propozimeve prej bandave! Vetëm një përjashtim mund të lejohet: Taulant Balla mund të konsultohet me mikun e tij trafikantin e drogës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto