“PD pati kohë mjaftueshëm…”, Arjola Demiri ‘thumbon’ Partinë Demokratike dhe shfaq publikisht ambicien për tu bërë deputete

18:19 14/10/20203min138
arjola-demiri-696x392

Arjola Demiri është një nga aktoret shqiptare, e  cila u bë e njohur për publikun me rolin e saj si “Xhbanja”  nga seriali ”O sa mirë”. Ajo më pas mori pjesë dhe në ‘I love Tropoja’ ku u komentua për paraqitjen e saj si dhe përshtatjen në rol.

Së fundmi përfshirja e saj në politikë dhe mbështetja që shprehur publikisht për Partinë Socialiste shkaktoi reagime të shumta në rrjet. Demiri u përfol si kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe se do përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit, ndërsa aktorja ka treguar se arsyeja e lidhjes së saj me këtë parti ka si hkak qytetin e Tropojës.

E ftuar në ‘Open’, aktorja nuk mohoi as dëshirën për tu bërë deputete, por nuk nguroi as të ‘thumbonte’ Partinë Dmokratike.

“Unë mendoj që PD pati kohë mjaftueshëm qofte per te investuar edhe një gjilpërë ne qytetin e Bajram Currit, per vite me radhe nuk eshte investuar, une jam me njerezit qe punojne, me ata qe kane perkrahur nje rreth me bindje te djathta”.

Pse ke këtë dëshirë të madhe të hysh në politikë?

Jam nga ato artistë që kam dalë hapur në mbështetje të PS. Afrimi im me PS ka fakte e argumente. Kam thënë që kam pasur bindje të djathta e sigurisht që kam ndryshuar totalisht mendim.

Nuk kam miq, shokë e shoqe në PS e kam me argumente e fakte pse unë vendosa ta përkrah këtë forcë politike

E gjitha ka të bëjë me pikën time të dobët që është Tropoja, Bajram Curri. Tropoja ka ndryshuar në këto 7 vite, për këtë arsye.

Cfarë ka ndryshuar?

Ka dy ujësjellësa të ndërtuar, ka ringritjen urbane të qytetit. Këto e lehtësojnë shumë jetesën në Bajram Curri. Se për muaj me radhë nga Valbona e Ceremi vende ku njerëzit jetojnë nuk mund të zbrisnin, sot është e mundur.

Do doje të bëheshe deputete?

Pse jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto