Paul Walker përkujtohet nga vajza Meadow në përvjetorin e 47-të të lindjes

16:25 13/09/20203min102
pol

Vajza e Paul Walker, Meadow, ka përkujtuar të atin e ndjerë në ditëlindjen e tij të 47-të.

Fotografia që ajo ndau në Instagram e shfaq atë kur ishte e vogël përkrah aktorit.

“Momenti që mendova se ishim binjakë”, ka qenë përshkrimi i Meadow krahas postimit. “Urime ditëlindjen për shpirtin më të bukur”.

Walker vdiq më 30 nëntor të vitit 2013 në moshën 40 vjeçare në një aksident me makinë bashkë me mikun e tij, Roger Rodas, 38 vjeçar.

Aktori ishte i njohur për rolin e tij si Brian O’Cooner në “Fast & Furious”, teksa u shfaq në gjashtë paraqitje të këtij filmi.

Meadow ishte në moshën 15 vjeçare kur vdiq Paul dhe ajo jetoi bashkë me të në Kaliforni.

Paul Walker vdiq më 30 nëntor të vitit 2013 në një aksident me makinë (Foto: Getty Images/Guliver)

Vajza e tij, tashmë 21 vjeçare, këtë vit nisi një sfidë “do good challenge” në nder të babait të saj.

Ajo etiketoi disa nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e aktorit në këtë iniciativë, duke përfshirë Vin Diesel, Jordana Brewster dhe reperin YG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *