Patriotizmi naiv I Rames. Shqiptaret kurre nuk u kane kerkuar politikave “ti bien” grekut apo “te perqafojne” turkun.

09:35 17/08/20204min82
Arben-Malaj-600x338-1

Patriotizem naiv i Rames me krizen humanitare ne Kakavije. Populli shqiptar nuk u ka kerkuar kurre politikaneve te tij qe “ti bien grekut” apo “te perqafohen me turkun” Individe me prirje nacionaliste ka ne cdo popull ne bote, por perdorimi i ndonje mesazhi te tyre per tu krekosur per patriortizmin eshte tipike per lider me prirje totalitariane.

Shpesh ata kane bere zgjidhjet e gabuara per te rritur dhe zgjatur pushtetet e tyre abuzive ne kurriz te popullit te tyre,

Ne cdo vend te botes kur ndodh nje krize humanitare e gjithe qeveria mblidhet urgjentisht ne seline e saj. Rama u “angazhua” per krizen me telefon nga plazhet e Shqiperise. Te njetjen gje bene edhe minstrat e tij.

Shqiptaret i kerkuan Rames dhe qeverise se tij te lodhur, te pa afte dhe te papergjegjshme te bejne detyren e tyre sidomos ne rastet e krizave humanitare.

Eshte merite kryesisht e medias qe sensibilizoi per situaten tragjike ne Kakavije.

Rama si kryeminister duhet te bej detyren kushtetuese ndaj cdo shqiptari qe banon jashte Shqiperise.

Kriza humanitare ne kufirin me Greqine eshte rritur ndjeshem edhe per shkak te deshtimit te tejzgjatur te ministrit te jashtem Rama lidhur me mos shperndarjen e pasaportave ne vendet ku emigrantet jetojne.

Sherbimi diplomatik shqiptar ne Greqi eshte nen krizen e mos funksionimi.

Ardhja ne Shqiperi, rradhet raskapitese per te marre pashaportat, veshtiresite e shtuara per tu kthyer ne vendet e tyre te punes, jane kosto te renda humanitare dhe financiare per emigrantet shqiptare.

Po vjen fundi i sezonit turistik, mijra emigrante do ti drejtohen kufijve per tu kthyer ne Greqi apo Italii, prandaj kerkohen ti paraprihet eleminimit te krizave te radheve pritese.

Duhen zgjidhje te dypalshe qe lehtesojne rritjen e numrit te emigranteve qe do te kalojne kufirin dhe jo mirekuptim per “racionizimin” e numrit te emigranteve qe mund te kalojne pikat kufitare ne cdo dite.

Shqetesimi i Greqise nuk eshte numri emigranteve qe kthehen por numri individeve qe mund te perhapin covidin-19.

Me keto ritme shume prej emigranteve rrezikohen te humbasin vendet e punes, ndersa femijet e tyre mund te humbasin mundesine e rifillimit te shkollave.

Qeveria fal edhe mbeshtetjes se donacioneve nga vendet partnere me pajisje levizese testuese dhe rritje te numrit te tamponevete dhuruara , duhet te rrit numrin e emigranteve qe plotesojne kerkesat shendetesore te pales greke dhe cdo vendi prites.

Duhet ti paraprijme plotesimit te testeve sepse keto kerkesa mund te vijne ne rritje nga cdo vend, pasi konstatohen trendese rritese te numrit te infektuareve ne vendet e tyre.

Cdo justifikim per deshtimin ne parandalimin e rritjes se rradheve te emigranteve eshte konfirmim i faktit qe shqiptaret po ndjejne cdo dite se Rama dhe qeveria e tij jane te tej lodhur, te pa afte dhe te pa pergjegjshme ne parandalimin dhe manaxhimin e krizave. humanitare, sociale , ekonomike buxhetore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto