Pasi shiti një foto nudo të saj në moshën 3-vjeçare, ylli i Youtube kërkon falje

18:04 05/12/20204min135
785-0-5fca39da3eb81

OnlyFans është një platformë ku njerëzit mund të postojnë foto/video dhe të tjerët t’i paguajnë ato. Për shumë influencuese, të famshëm, por dhe njerëz të thjeshtë, kjo do të thotë të postohen foto provokuese, kryesisht me përmbajtje mbi moshën 18 vjeç, edhe pse jo çdo profil është “për të rritur” apo i papërshtatshëm.Gabi DeMartino, youtuber, lejoi ndjekësit të “zhbllokonin” një video të fëmijërisë së saj për 3 dollarë.Videoja kishte përshkrimin: “Nuk kam qejf të vesh mbathjet” dhe në të shfaqet DeMartino 3-vjeçare, pa rroba.Ditën e djeshme, 3 dhjetor, ajo postoi një video në YouTube, nëpërmjet të cilës kërkon që njerëzit ta falin.Ajo pohoi se ishte “e shkëputur nga realiteti” dhe nuk e kuptoi seriozitetin e videos që publikoi për ta shitur.
“Ndërsa po vija me ide të reja dhe përmbajtje të re për platformat e mia, isha duke parë një video në shtëpi me familjen time, ku dukesha unë në moshën 3-vjeçare. Aty, nëna ime njoftoi se ishte shtatzënë me vëllain tim të vogël dhe unë shkatërroj një moment të bukur, duke u thënë të gjithëve se kam dëgjuar gjyshen të më thoshte të vishja mbathjet.”
DeMartino tha se videoja kishte sjellë “të qeshura dhe gëzim” në familjen e saj për vite me radhë, por që ajo tani e kuptoi se publikimi i saj në internet nuk ishte “për të qeshur”.
“Kam kuptuar që jam aq e shkëputur nga realiteti sa që as që më shkoi ndërmend se kjo mund të shihej kështu. Është një çështje shumë serioze. S’do e bëja kurrë diçka të tillë.”Përmes lotëve (që nga disa u komentuan si “lot krokodili”), DeMartino shtoi:
“Nuk do bëja kurrë asgjë për të lënduar ose shfrytëzuar një fëmijë. Më vjen shumë keq. Kjo që ndodhi shërbeu “që të më zgjonte”. Do të kthehem në realitet dhe do të reflektoj”.

OnlyFans e çaktivizoi llogarin e DeMartino-s, pas videos që ajo publikoi. Sipas kompanisë, ajo “shkeli kushtet e shërbimit të faqes”.Dikush komentoi në Twitter:
“Ky s’ishte një keqkuptim. Ajo e promovoi videon kështu. Thjesht shiti një video nudo të vetes, kur ishte 3 vjeç!”
“Dërgova një surprizë të vogël në inbox-in tuaj, për ata që janë kuriozë”, shkruan ajo për “promovimin” e videos.

25-vjeçarja ka qenë një youtuber që prej vitit 2015 dhe numëron më shumë se 3.24 milionë abonues në kanalin e saj. Videot që poston janë kryesisht për makeup dhe lifestyle.

Ylli i YouTube kërkon falje pasi shiti një video nudo të saj,Ylli i YouTube kërkon falje pasi shiti një video nudo të saj,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto