Pasi ngriti flamurin kombëtar, paditet nga shteti serb

19:09 11/09/20202min80
Flamuri shqiptar

28 nëntorin e kaluar, Ragmi Mustafa i cili është Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kishte ngritur flamurin kombëtar për të festuar shënimin e përvjetorit të pavarësisë, por për këtë gjë është paditur nga Gjykata e Vranjës.

Z. Mustafa thotë se kjo padi ndaj tij është e motivuar politikisht pasi ai kohë më parë kishe paditur Ministrin e Brendshëm serb për gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve.

Për kundërvajtje të tilla është paraparë dënim nga 50.000 deri në 500.000 denarë.

Kushtetuta e Serbisë në kapitullin “E drejta për të ruajtur tiparet e veçanta”, përkatësisht Neni 79 thekson se “Pjesëtarët e pakicave kombëtare kanë të drejtë të: shprehin, ruajnë, kultivojnë, zhvillojnë dhe shprehin publikisht veçoritë kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare; për përdorimin e simboleve të tyre në vendet publike; të përdorin gjuhën dhe shkrimin e tyre…” por si duket në praktikë jo vetëm që s’përkon të jetë kështu, por komuniteti shqiptar i Serbisë edhe paditet për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto