Pasi mundi COVID-19 , 99-vjeçarja u rikthehet lojërave kompjuterike

21:01 22/10/20202min75
auto_lady1603315384

“Gjithmonë kam menduar se vetmia do ta mbërthente para virusit sepse ajo ka frikë të mbetet vetëm, veçanërisht në spital”, tha Noelia Valle.

Ajo mendon se gjyshja iu infektua në festën e ditëlindjes së 99-të, kur familja doli jashtë për të shijuar motin e mirë me pije në një terracë.

Disa ditë më vonë, Martin filloi të ndjehej e dobët dhe u shtri në shtrat.

Ekspozimi ndaj vajit të kontaminuar të rrushit kur ajo ishte më e re, e la Florentinën me probleme shëndetësore gjatë gjithë jetës, duke rritur ndjeshmërinë ndaj komplikimeve të frymëmarrjes nga COVID-19.

Por ajo zhvilloi vetëm disa simptoma të lehta dhe ishte në gjendje të shërohej në shtëpi në Madrid, e mbështetur nga familja e saj.

Tani ajo u rikthye për të parë shfaqjet e saj të preferuara televizive dhe duke luajtur lojëra në një tablet me stërnipin e saj pesëvjeçar, Pedro.

“Unë jam mirë. Jam vërtetë OK”, deklaroi e moshuara, megjithëse kujtimet e saj për virusin janë të mjegullta.

Përkundër shërimit të plotë të gjyshes së saj, Valle, e cila me profesion është biologe, ende këmbëngulë  të mbajë maskë kur ndalet tek ajo për vizitë.

Me rreth një milion persona të infektuar, Spanja ka numër më të madh të rasteve me koronavirus në Evropën Perëndimore.

Deri më tani nga ky virus atje kanë ndërruar jetë mbi 34.000 njerëz, shumica dërmuese e moshës mbi 80 vjeç.

Image

Image

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto