Pasi kërkoi dorëheqjen e Bashës, kryesia përjashton ish-kreun e PD: E prisja, ju them me bindje që…

10:05 24/05/20212min136
-800-0-60a239d617996

Kryesia e PD e mbledhur pasditen e të dielës ka vendosur të përjashtojë nga gara për zgjedhjet për kreun e PD, Ibsen Elezin.

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës është një nga zërat që kërkoi dorëheqjen e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Elezi gjithashtu organizoi edhe protesta përpara derës së selisë blu për këtë qëllim.

Mbrëmjen e të dielës ai ka reaguar në rrjetin social FB, lidhur me përjashtimin nga gara.

“Jua them me bindje që e prisja, e kam deklaruar më parë”-shkruan ndër të tjera Elezi teksa thekson se do të prononcohet për mediat pasi të marrë përgjigjen zyrtare.

Postimi i plotë:

“Te nderuar miq, tash sapo u ktheva nga Kosova, mora lajmin nga mediat se me kane skualifikuar nga gara per kryetar te  PD.

Jua them me bindje qe e prisja,  e kam deklaruar me pare.

Pres te marr pergjigjen zyrtare dhe me pas do kem prononcimin tim”, shkruan Elezi.

Në mbledhjen e kryesisë të PD, u vendos që nga 9 kandidatë, më 13 qershor do jenë zyrtarisht në garë për kreun e PD katër kandidatë.

Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto