Pasi e solli për koncert në Kosovë, Dua Lipa bëhet pjesë e albumit të Miley Cyrus!

15:10 16/09/20202min104
4-9

Dua Lipa dhe Miley Cyrus duket se përveçse mikesha të mira, tashmë janë edhe bashkëpuntore. Në fakt, ka qenë pikërisht Dua Lipa e cila ka sjellë për herë të parë MIley Cyrus në një koncert në Kosovë, pjesë e festivalit të saj “SunnyHill”.

 

Marrëdhënia e tyre pas atij momenti, është përforcuar akoma më tepër pasi tashmë dy këngëtaret e suksesshme do të bashkëpunojnë. Lajmin e kanë konfirmuar vetë këngëtaret, duke surprizuar kështu fansat.

 

Miley Cyrus po përgatit një album të ri të titulluar “She is Miley Cyrus” dhe ka zgjedhur shumë pak artistë të jenë pjesë e tij. Një nga këta artistë është pikërisht Dua Lipa, e cila po vazhdon gjithmonë e më tepër të shtojë suksesin e saj në tregun muzikor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto