Pasagjerja e “pushtuar nga djalli fluturon” brenda kabinës së avionit, personeli detyrohet ta nxjerrë jashtë

17:25 29/09/20201min130
aeroplani-1-780x439

Një grua është filmuar brenda një aeroplani që për destinacion kishte Michiganin në SHBA, duke “fluturuar” brenda kabinës sikur të ishte e pushtuar nga “djalli”.

Videoja është filmuar nga një pasagjer tjetër që ishte brenda fluturakes, ku shihet gruaja duke bërtitur derisa qëndronte mbi karrige – shumica prej të cilave ishin të zbrazëta.

Pasagjerja që kishte vënë maskën mbrojtëse nën mjekër, bërtiste derisa qëndronte në tavanin e aeroplanit. E ekuipazhi i aeroplanit vazhdimisht i kërkonte të zbret, por ajo i injoronte kërkesat e tyre.

Edhe pse dukej sikur nuk po fliste me dikë në veçanti, ajo dëgjohet duke bërtitur: “të gjithë do të kemi marrëdhënie seksuale”.

Me të kuptuar se situata po acarohej edhe më shumë, personeli ndërhyn duke e zbritur dhe nxjerr nga fluturakja e cila më pas u dorëzua tek policia. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto