Pas takimit në selinë e PS, Rama: Nuk jam i kënaqur as me veten time, lere më me drejtuesit politikë

10:36 28/09/20201min134
e1d6b40c27a61dd6147d5891fafb5801_L

Mëngjesin e kësaj të hëne Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit në qarqe të PS, vetëm pak ditë para se kodi zgjedhor të shkojë në Kuvend për miratim.

Në përfundim të këtij takimi, Rama ka folur edhe për mediat, teksa i pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve politik, Rama tha:

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën.

Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lere më me drejtuesit politikë” –u shpreh Rama

Në këtë mbledhje Rama ka dhënë porosi sa i përket punës që duhet të vazhdojë për fushatën elektorale për të mbështetur PS në zgjedhjet e 25 prillit dhe të punojnë intensivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto