Pas sulmit terrorist, Vjena qëndron e heshtur dhe e zbrazët, qytetarët pësojnë trauma psikologjike

20:44 03/11/20202min73
prima-dopo-vienna1

Rrugët e Vjenës qëndrojnë të heshtura dhe të zbrazëta nën masa të rrepta sigurie këtë të martë pasdite, ku nuk kanë kaluar ende 24 orë nga vrasja e katër personave nga një xhihadist në qendrën e qytetit.

Mbrëmja e sulmit terrorist përkon me ditën e parë të izolimit të dytë kombëtar, ku vetëm ndonjë makinë e rastit mund të shihej duke udhëtuar para Universitetit të Vjenës, bashkisë së qytetit apo parlamentit dhe shumë pak këmbësorë.

Zona ku filloi sulmi është ende e rrethuar dhe e ruajtur nga policia, ndërsa oficerët e armatosur kontrollojnë makinat përgjatë autostradës që shkojnë dhe vijnë nga aeroporti.

Ata që u detyruan të dilnin jashtë për punë flisnin për tronditjen nga sulmi terrorist, shkruan Reuters.

“Është çmenduri, të gjithë janë të shqetësuar. Një jetë nuk vlen më për asgjë.”,-tha Huseyin Gueluem, një shofer taksie, ndërsa priste udhëtarët në aeroportin e Vjenës.

Akoma i tronditur nga sulmi i mbrëmshëm, ai e krahasoi ngjarjen e mbrëmshme me sulmet e militantëve në Turqi :

“Terrori është terror, nuk njeh fe apo shtet.”

Një shitës gazetash në aeroport, që donte të mbetej anonim, gjithashtu foli për tronditjen psikologjike që kishte pësuar:

“E gjitha kjo është shumë. Sulmi, bllokimi i ri, nuk fjeta fare sonte.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *