
Mjeku i njohur, Alban Hatibi, mësohet se e ka fituar betejën e tij me Covid-19.
Sipas Balkanweb, mjeku reanimator ka lënë sot spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku është kuruar për më shumë se tri javë.
Ai ka qëndruar aty për plot 20 ditë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, por ja ka dalë të mposhtë virusin e rëndë.
Hatibi u infektua teksa po kuronte pacientët me Covid-19, por fatmirësisht pritet të rikthehet sërish në krye të detyrës.