Pas shkarkimit të drejtorit të burgosurit pranojnë ushqimin, mbyllet pas 12 ditësh greva në Peqin

16:36 09/10/20201min114
burgu peqin

Është mbyllur pas 12 ditësh greva e urisë në burgun e Peqinit, ku mbi 120 të dënuar sot kanë pranuar ushqimin.

Të dënuarit me burgim të përjetshëm prej ditësh kanë refuzuar ushqimin dhe si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, disa kanë përfunduar edhe në spital.

Para dy ditësh grevës së tyre iu bashkuan edhe familjarët, të cilët “ngulën” këmbë jashtë dyerve të hekurta të burgut, të shqetësuar për shëndetin e të afërmve të tyre.

Të dënuarit me burgim të përjetshëm, të cilët janë të izoluar në sistemin e sigurisë së lartë ’41-BIS’,  kërkojnë plotësim të kërkesave të tyre.

Për shkak se situata në këtë burg doli jashtë kontrolli, u shkarkua nga detyra edhe drejtori i burgut, Bukurosh Mallutaj, për mosangazhim të situatës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *