Pas paralajmërimit të Ruçit për Gjykatën Kushtetuese, reagon Yuri Kim: Jemi dakord! Deri në fund të vitit duhet të…

22:41 09/09/20201min88
yuri_kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim mbështet deklaratën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë punën në datën 1 janar të vitit të ardhshëm.

Përmes një shënimi në Twitter, ambasadorja Kim thotë se SHBA janë shumë dakord që deri në fund të këtij viti puna në Gjykatën Kushtetuese duhet të “Ne jemi dakord. Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë deri në fund të vitit”- shkruan Kim.

Paralajmërimin se Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë punën në datën 1 janar të 2021, Kreu i Kuvendit e ka bëri gjatë fjalës së tij në seancën e  parë plenare për këtë sesion të ri parlamentar.

“Po derdhet kupa për vonesat e KED. Nuk duhen toleruar më. Nuk duhet të falim asnjë vonesë. Në 1 janar 2021, Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë nga puna”, tha Ruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto