Pas infektimit me Covid-19, Trump i rikthehet fushatës elektorale

10:00 13/10/20202min128
Trump-in-Floridas

Në më pak se dy javë nga infektimi me Covid-19, Presidenti amerikan, Donald Trump, i është rikthyer fushatës elektorale.

Mijëra njerëz u mblodhën në Florida, në një nga katër ndalesat e parashikuara të Presidentit Trump për fushatën e tij.

Presidenti dhe rivali i tij Demokrat, Joe Biden, po përpiqen të sigurojnë votat në një kohë kur vetëm tre javë kanë mbetur deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Sondazhet tregojnë se Biden ka një epërsi prej 10 pikësh ndaj Trump në shkallë vendi. Sidoqoftë epërsia e tij në disa shtete kryesore është më e ngushtë, siç është rasti në Florida, ku ai është 3.7 pikë përpara, sipas një mesatare të sondazheve të mbledhura nga Real Clear Politics.

Presidenti amerikan, Donald Trump, doli pozitiv me Covid-19 rreth 11 ditë më parë dhe u shtrua në Qendrën Mjekësore Walter Reed një ditë më vonë.

Por të dielën mjeku i tij personal tha që ai nuk ishte më një rrezik transmetimi Covid tek të tjerët dhe zbuloi të hënën se testet e tij më të fundit ishin negative gjatë ditëve të njëpasnjëshme, megjithëse ai nuk i bëri publike datat se kur ishin kryer testet.

Gjatë fjalimit të tij në Florida ku u shfaq pa maskë, Trump u shpreh se e ka kaluar Covid-19 dhe se është imunë.

“Unë e kalova. Tani thonë se jam imunë. Ndihem shumë i fuqishëm”, u shpreh Presidenti amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto