Pas gjashtë muajsh bashkë/ Çifti i njohur i jep fund fejesës, shkak ish shoqja e ngushtë e këngëtares?

11:27 25/09/20202min158
Screen-Shot-2020-07-23-at-07.30.00

Demi Lovato dhe i dashuri i sai i ri, Max Ehrich nisën të njiheshin bashkë që në muajin mars të këtij viti. Dyshja mori një vendim të guximshëm vetëm një muaj pas lidhjes së tyre të dashurisë pasi vendosën të karantinoheshin së bashku. Burime ekskluzive për ‘Us Weekly’ treguan po në këtë muaj se Max ishte gati t’i propozonte Demit para se pandemia të mbarojë.

Ndërkohë krejt papritur, çifti është ndarë dhe i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Demi dhe Max u përballën me thashethemet në fillim të këtij muaji se partneri i Lovato-s, dikur i dërgonte mesazhe ngacmuese ish-shoqes së ngushtë të Demi-t, Selena Gomez, por nuk dihet nëse është ky shkaku i ndarjes së tyre.

“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë vendosur të ndjekin rrugën e tyre të ndarë për t’u përqendruar në karrierat e tyre përkatëse”, tha një burim për PEOPLE.

Pas ndarjes këngëtarja ndau në Instastory një foto nga shtëpia dhe vërehet që ajo ka hequr unazën e fejesës. Gjithashtu Demi ka hequr nga rrjetet sociale ish partnerin e saj me të cilin kaloi 6 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto