Pas dënimit me burg, Klodian Duro lë Shqipërinë për…

11:14 06/10/20201min114
download (30)

Ish-futbollisti i Kombëtares Klodian Duro pritet të rikthehet në tapetin e gjelbër si trajner pas problemeve që pati me drejtësinë.

Bëhet e ditur se Klodian Duro do të lërë Shqipërinë për Kosovën.

Sipas mediave kosovare, se mbetet vetëm zyrtarizimi i Klodian Duros në krye të stolit të Feronikelit të Drenasit.

Në mars të këtij viti Duro theu urdhrin e mbrojtjes dhe hyri në banesën e ish-bashkëshortes, sipas avokatit për të takuar vajzën e tij.

Gjykata e dënoi në korrik me 6 muaj burg, 4 me gjykim të shkurtuar për  veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Tashmë Duro do lërë pas këtë njollë dhe do rikthehet në futboll, aty ku vërtet ka bërë mirë ndër vite si lojtar dhe trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto