
Pas ministres së Arsimit, edhe Sandër Lleshaj ka bërë të ditur se mund të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm.
Duke folur nga Vlora ku prezantoi ‘Forcat Shqiponja’, Lleshaj ka theksuar se nuk ka asnjë të përhershëm në një post ministror.
Lleshaj e kishte lënë të kuptohet edhe më parë mundësinë e largimit, ndërsa këtë radhë, duket se do ta lërë postin e ministrit të Brendshëm.
Sandër Lleshaj është ministri i dytë pas Besa Shahinit që hedh në publik mundësinë e largimit nga qeveria e kryeministrit Rama.