‘Pas 25 prillit do shkoj në Kuvend dhe…’ / Nuk përmbahet Ilir Meta, i shpall luftë të hapur Kryeministrit Rama

23:08 06/10/20203min208
metaaaa-1

Presidenti Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Tempora’ të gazetares Sonila Meço, ku tha se pas 25 prillit do të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të zhvillojë një seancë me dyer të mbyllura.

I pyetur nga gazetarja nëse do të shkojë në cilësinë e Presidentit, z. Meta tha se do të shkojë dhe në cilësi të tjera.

Pjesë nga intervista e Presidentit Meta:

“Unë e kritikoj Ramën dhe do ta luftoj politikisht në emër të shqiptarëve. Edhe në parlamentin e ardhshëm do të bëj një seancë me dyer të mbyllura. Pavarësisht se Rama ka gjithë pushtet, ai punon natë e ditë për t’ia ngushtuar hapësirat opozitës. Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë shumë herë më e organizuar se sa Rama dhe junta e tij. Opozita për meritë të Ramës, që është më i urryeri në Shqipëri. Çfarë interesi kishte Rama dhe pse nuk erdhi në dialog për zgjedhjet vendore. As opozitën nuk e përkraha për dy palë zgjedhje. Sepse Rama i ka shtyrë zgjedhjet në vitin 2007 me Olldashi. E tha edhe Bundestagu se pa opozitën në zgjedhje nuk çelen negociatat, pse nuk vjen kur të thërret presidenti. Edhe të shkuarit në zgjedhje pa opozitën ishte nga frika.”, tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij.

Gazetarja Sonila Meço: Në cilësinë e Presidentit?

Në cilësinë e presidentit edhe në cilësi të tjera. Opozita e ka të domosdoshme të jetë shumë herë më i përgatitur. Sepse opozita dhe për meritë të zotit Rama se sot është politikani më i urryer në Shqipëri. 2 në 3 socialistë e urrejnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto