Pas 14 vitesh në transmetim, Kim Kardashian dhe familja e saj heqin dorë nga emisioni i famshëm?!

10:33 09/09/20203min77
Kim-Kardashian-black-suit

Kim Kardashian tronditi fansat duke njoftuar se shfaqja ikonike e familjes së saj po mbaron pas 14 vitesh në transmetim.

Show ‘Keeping Up With the Kardashians’, i cili ndihmoi në krijimin e emrave të familjes së Kim dhe motrave të saj Kourtney, Khloe, Kylie dhe Kendall duke filluar karrierën e tyre në biznesin e modës dhe bukurisë, do të transmetojë sezonin e fundit në fillim të vitit të ardhshëm.

Nuk kishte një arsye specifike për vendimin por sipas burimeve Kim po respekton dëshirat e familjes për të jetuar pa praninë e kamerave. ’Vitet e fundit shumë persona të familjes, (së fundmi Kourtney Kardashian), kanë hezituar të nisin shfaqjen.

Kim gjithashtu ka kaluar një vit jo të thjeshtë pasi është përballur me betejën e shëndetit mendor të burrit të saj Kanye West, e cila vuri në diskutim dhe martesën disavjeçare të tyre.

Gjatë gjithë viteve shfaqja tregoi ngjarjet kryesore në jetën personale dhe profesionale të familjes California, duke përfshirë martesat e Kim Kardashian me Kris Humphries dhe West, një grabitje të armatosur në Paris, prishjen e martesës së Khloe Kardashian me basketbollistin Lamar Odom dhe kalimi i patriarkut të familjes Bruce Jenner në Caitlyn Jenner.

Në një mesazh në Instagram të postuar të martën, Kim, , shkroi: “Për fansat tanë të mahnitshëm, ne kemi marrë vendimin e vështirë si familje për t’i thënë lamtumirë Keeping Up with the Kardashians”.

Pas 20 sezonesh duket se Kim dhe familja e saj duan ta mbajnë jetë e tyre  larg syrit të publikut dhe të shijojnë privatësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto