
Normalizohet pas 10 orësh situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Fluksi i udhëtarëve. i cili arriti deri në 4 km radhë gjatë ditës së sotme, është reduktuar ndjeshëm, kjo falë punës intensive të palës shqiptare që ka punuar me 6 sportele, por edhe asaj greke që ka punuar me 4 sportele.
Prej dy ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u krijuan radhë të gjata mjetesh dhe udhëtaresh, të cilët kanë pritur 8-10 orë në tokën shqiptare, varg kilometrik që kalonte edhe fshatin e Kapshticës.
Ajo çfarë bëhet e ditur nga burime pranë pikës kufitare është se një pjesë e qytetarëve janë kthyer mbrapa për arsye të mosplotësimit të dokumentacionit online në portalin e vendosur pikërisht për kalimin e shtetasve shqiptarë drejt territorit grek.
Shkak i radhëve dhe i pritjeve të gjata është pikërisht vendimi i qeverise greke për marrjen e tamponit në kufi, por edhe karantinimin e detyruar 1 javor pas datës 16 Gusht.
Ne këtë pikë kufitare ka patur fluks të madh të qytetarëve, të cilët kanë pritur gjatë të shoqëruar nga fëmijë dhe të moshuar.