Partizani ndërron stemën, të kuqtë kthehen pas në kohë

13:22 07/09/20203min314
partizani

Partizani ka mend uar që në sezonin e ri të bëjë disa ndryshime në paraqitje, gjë e cila është lënë të kuptohet nga uniformat e reja të lojtarëve dhe stafit, por edhe nga komunikimet për publikun, të bëra nga faqja zyrtare e klubit. Ndryshimi ka ndodhur në stemën e klubit, që stampohet zakonisht në të majtë të uniformës. Nga ajo që vihet re duket që drejtuesit kanë vendosur që ta zbardhin stemën, duke larguar përfundimisht sfondin e verdhë, ngjyrë e cila në stemën e re është zëvendësuar nga e kuqja.
pjimage
Ndërsa ylli me pesë cepa, në uniformën e re vjen me ngjyrë të bardhë, që më parë ishte i kuq. Ndërsa topi brenda yllit, nga i verdhë që ishte më parë, vjen me ngjyrë të kuqe. Për sa i përket këtij ndryshimi, akoma nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar nga klubi, kështu që mbetet për t’u parë nëse ky version është thjesht testues, apo kështu do të jetë stema e Partizanit që do të stampohet në fanellën e sezonit të ri. Ndryshime të tilla në stemë kanë ndodhur edhe në klube të njohura, siç është rasti i Juventusit që e bëri stemën e re me dy “JJ”.
12899769_10208083611664649_1942428241_n
Me këtë ndryshim mbase Partizani gradualisht ka menduar të shkojë drejt stemës së vjetër, ku ylli në fanellën e kuqe ka qenë i bardhë dhe brenda tij ka pasur të stampuar shkronjën “P”. Te stema e re është vetëm fjala Partizani duke hequr “FK”-në.

MARKETING – Sa u përket risive në stemë, nuk dihen arsyet që i kanë çuar drejtuesit drejt këtij vendimi. Përveç pamjes vizuale dhe rikthimit gradual te stema e vjetër, ky ndryshim mund të jetë edhe një lëvizje marketingu, duke bërë që dashamirësit e klubit të blejnë uniformën e re të skuadrës së zemrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto