Partia Agrare Ambientaliste/“Shqiptarët meritojnë një demokraci funksionale dhe prespektivën evropiane dhe jo një “Mbretëri kryeministrore”

09:48 05/10/20206min130
agron-duka-paa-696x415

 PAA ju bënë thirje publike deputetëve të Kuvendit që sot të votojnë me përgjegjësinë maksimale ndaj Shqipërisë.
Të votojnë me detyrimin ndaj fëmijëve të tyre dhe jo ndaj bosëve të tyre jo vetëm politik.
Të votojnë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe jo për Shqipërinë vilajet.
Të votojnë me dorë mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe jo me dorë mbi emrin e tyre në listën e partisë për zgjedhjet parlamentare 2021.

Të votojnë në detyrim moral ndaj 100 % të shqiptarëve dhe jo në favor të 1 % të oligarkëve në ekonomi që kanë korruptuar disa Rilindas, duke kapur shtetin dhe duke e vënë shtetin në shërbim të fitimeve të tyre abuzive që arrijnë në qindra milione euro.

Njolla e turpit do ti ndjek nga pas deputetët që me votën e tyre do të votojnë me vet-dije instalimin e “Mbretërisë Kryeministrore “ dhe për bllokimin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Përderisa votimi i modelit të “Mbretërisë Kryeministrore” dhe bllokimi i te ardhmes evropiane kërkon shumicë të cilësuar te deputeteve, jo me pak se 84, mjafton edhe një numër i vogël i deputetëve të Rilindjes dhe i opozitës parlamentare per te ndalur këtë model aqeverisje dhe këtë proces anti-shqiptarë dhe anti-evropian.

Ndërsa vota unike e tyre pro lehtëson vazhdimin e instalimit të një modeli neodiktatoriale që po vret të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

PAA i shpreh mirenjohje BE, SHBA dhe ne vecanti Gjermanisë që me kryesimin e Këshillit Evropian vazhdon të mbështesë fortë perspektivën evropiane të Balkanit Perëndimore, të Shqipërisë dhe shqipëtarëve.

Mesazhi i ambasadorit gjerman ku thekson se : “U bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi”

është apel publik pikërisht për të gjithë deputetët edhe përpara votimit sot.

PAA beson akoma se në Kuvendin e Shqipërisë ka deputetë me integritet personal të lartë dhe me përgjegjësi të madhe ndaj Shqipërise.

Eshtë koha që cdo deputet të evidentoi publikisht vetveten si atdhedashës dhe pro-evropian dhe jo si numër preferencial në listat e pa hapura zgjedhore dhe në koalicionet e bllokuara për zgjedhjet parlamentare 2021.

ZSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *