Partia Agrare Ambientaliste reagon ndaj deklaratës së Ramës në lidhje me hapjen e shkollave

12:04 02/09/20204min106
PAA per Shkollat

z. Rama shtoni numrin e mesuesve dhe te hapesirave te reja per klasa si strategjia me e mire per celjen e perhershme te shkollave edhe ne kohe pandemie. z. Rama deklaroni sipas shkollave aktuale sa mesues do te shtoni dhe sa siperfaqe te re keni identifikuar per te rritur numrin e klasave? Ne rast te kundert cdo gje qe thoni eshte demagogji elektorale dhe pa pergjegjshmeri qeverisese. Mesoni nga qeverite e pergjeshme qe po komunikojne ne publik se kane rritur me disa mijra mesues “armaten pedagogjike” ne sherbim te hapjes dhe funksionimit te shkollave edhe gjate pandemive.

Hapja sa me pare e shkollave argumentohet shkencerisht si domosdoshmeri per te shkurtuar kohen e femijve nen streset psikologjike qe krijon mbyllja e tyre si edhe per te reduktuar ne maksimum semundjet mendore qe krijon stresi aktual, semundje qe demtojne rende te ardhmen e femijeve dhe rritin kostove per familjet e tyre dhe buxhetin. e shtetit.

PAA qartesone se opsioni i vetem qe jep aktualisht Rama eshte shtimi i turneve te mesimit. Ky opsion eshte jo efikas dhe demton cilesine e te mesuarit te nxenesve dhe veshtireson mbeshtetjen e prinderve per femijet e tyre.

Mesimet me turne mund te jene nje mundesi funksionale per nxenesit e shkollave te mesme , studentet e te kolegjeve dhe universiteteve, por jo per femijet e arsimit para shkollore dhe 9 vjecare.

Ne kushtet kur prinderit po u kthehen punes me kohe te plote funksionimi i arsimit parashkollore dhe atij 9 vjecare eshte jetik.

Shume vende evropiane kane deklaruar saktesisht se sa eshte numri i mesuesve qe do te shtohen per te ulur numrin e nxenesve neper klasa si parakusht per te respektuar protokollet shendetesore qe garontojne mire funksionimin e perhershme te shkollave ne cdo rast pandemie.

ZSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto