Partia Agrare Ambientaliste deklaratë për shtyp.

14:58 13/10/20204min165
arben-malaj-696x368

PAA – Rama punon për Oligarkinë jo për Bujqësinë. Buxheti për bujqësinë është shkurtuar, buxheti për oligarkinë shtohet me qindra milion euro çdo muaj. Shifrat e buxhetit afatmesëm 2020-2022 i nxjerrin bojën fasadës demagogjike të Rames dhe vërteton dështimin e Rama-qeveri me fshatin.

1.Braktisja e fshatit është plaga më e rëndë në dështimit, shifrat dhe pasojat janë alarmante;

2. Buxheti i Rama-qeveri për bujqësinë u rrit për propagandë ne 2020 dhe është parashikuar të ulet në vitin 2021 dhe 2022 -tabela;

3. Në 2020 nga 1000 lekë të PBB-së vetëm 57 lekë kalojnë për bujqësinë, në 2021 mbështetja ulet në 56/1000 leke;

3. Në 2020-2022 me pak se 2 leke nga 100 leke të buxhetit të shtetit shkojnë për bujqësinë;

4.Rama deklaroj se ka rritur thithjen e fondeve te BE-së për bujqësinë por kur mbështetje totale nuk rritet por ulet; kjo vërteton se Rama punon për oligarkinë jo për bujqësinë pasi ai ka ulur fondet e qeverise për bujqësinë duke i alokuar për oligarket.

PAA komplementon Ramen për aftësinë kopjuese por vetëm për qëllime demagogjike të kërkesave të PAA të përsëritura për heqjen e akcizës së naftës, të cilin e kryetari i PAA e hoqi kur shërbeu si ministër i bujqësisë në qeverisjen socialiste 2001-2005;

Vetëm qeveritaret e dështuar dhe kopjacet e këqij “bëjnë” në 7 minuta kopjo, atë që s’bëjnë tetë vite në qeverisje.

PAA ka përgatitur një program konkrete për ndaljen e braktisjes dhe varfërimit te zonave rurale, për mbështetjen e fermerëve, për skema sigurimi risku nga fatkeqësitë natyrore, për sigurinë ushqimore dhe ekonominë e gjelbër.

Ky program i përgatitur nga ekspertet më të mirë të politikave bujqësore do të prezantohet për publikun dhe do të jetë një ftesë e hapur për bashkëpunim të pa kushtëzuar por të bashkuar, për një Shqipëri sa më shpejtë jashtë modelit të dështuar të Ramarumpallë .

ZSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto