Partia Agrare Ambientaliste/ Rama me arrogancën e tij po e mbyll sërish derën e hapur të BE-së.

18:30 26/10/20204min78
agron-duka-paa

Rama me arrogancën e tij po e mbyll sërish derën e hapur të BE-së. Kërkesa e Komisionierit Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi drejtuar mazhorancës për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të votojnë dekretin e presidentit për ndryshimet kushtetuese, është një provë e qartë së BE e mirëpret Shqipërinë si anëtare të saj.

Qëndrimet e përhershme anti-europiane të Ramës janë një provë e gjatë dhe e qartë se për Ramën pushteti absolut është qëllim në vetvete, duke penguar të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sovraniteti hipokrit i Ramës është një përpjekje e dështuar për të fshehur mentalitetin dhe qëndrimet e tij konstante anti-europiane.

Vetëm liderët arrogantë dhe të prekur nga pushteti absolut që korrupton në mënyrë absolute, pengojnë vendet e tyre në prioritetet e tyre kombëtare.

Më shumë se 90% e shqiptarëve dëshirojnë integrimin europian.

PAA apelon se pritja e opinionit të Venecias, respektimi nga mazhoranca i kërkesës së komsionierit europian për zgjerimin dhe ҫdo përpjekje e përbashkët e të gjithë faktorëve politikë e socialë për të avancuar në proҫesin e integrimit europian, mund të ndihmojë Shqipërinë ti shpëtojë ngecies në varfërinë në rritje dhe të hedhë hapa konkretë shtet-formues dhe demokratizues. ZSH

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, ku ky i fundit i kërkon Kuvendit që të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rivotojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i qeverisë tha se …

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto