Parlamenti nis sesionin e VII / Që nga Rama dhe të gjithë deputetët në këmbë këndojnë himnin, Ruçi mban fjalën hapëse

17:33 07/09/20203min64

Screenshot_1

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka nisur sot sesionin e ri parlamentar, duke i hapur kështu rrugë edhe aktivitetit politik.

Që në nisje të seancës, në sallën e Kuvendit u vendos Himni kombëtar, ndërsa deputetët u ngritën në këmbë dhe kënduan vargjet e këngës simbol të shqiptarëve.

Për shkak të Covid-19, distancimi social do të jetë pjesë e pandashme e seancave plenare, ku do të zbatohet protokolli me masat e sigurisë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në fjalën e mbajtur në parlament, në hapjen e sesionit të ri parlamentar,  ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Ruçi theksoi se marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e arritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, i hap rrugën njohjes së ndërsjelltë.

Me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamentar, ju uroj suksese. Sesioni i kaluar ishte i suksesshëm. Shqipëria mori përgjigje pozitive për çelje negociatash. Po ashtu, kaluam me sakrifica situatën, nga tërmeti dhe nga pandemia. Po ashtu, u mbledh edhe Këshilli Politik me partitë jashtë parlamentit. Më lejoni të përshëndes marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA. Kjo marrëveshje i hap rrugës marrëveshjes finale dhe njohjes së KosovësProcesi është shumë i rëndësishëm. Hapja e dosjes së Kosovës në tryezën e punës në Shtëpinë e Bardhë, është garanci për këtë çështje. Të kontribuojmë të gjithë që dosja e Kosovës të jetë në dorën e presidentit amerikan derisa të njihet pavarësia e Kosovës”, tha ndër të tjera kreu i parlamentit Gramoz Ruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto