Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e diel

01:11 13/09/20202min93
Moti

Përshëndetje nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit sa i përket kësaj fundjave!

Edhe pse në muajin Shtator vendi ynë edhe për këtë fundjave do të vijoj të ndikohet ngha kushtet e qëndrueshme atmosferike, një lajm i mirë ky për adhuruesit e plazhit dhe diellit.

Në këtë mënyrë si për ditën e Shtunë ashtu dhe të Dielën moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s (më tepër e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore), ndërsa temperatuart do të vijojnë të mbeten në vlerat e ditëve të fundit. Vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në relievetmalore deri në 22°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 30°C në relievet malore deri në 38°C në ato të ulta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto