Parashikimi i Trump se sa vota do të marrë / Zgjedhjet në SHBA

15:59 03/11/20201min63
donald trump 1

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë sot intervistën e tij të parë në emisionin Fox & Friends në televizionin Fox News.

I shprehur paksa i lodhur pas disa ditësh fushate të furishme, Trump ishte optimist për shanset e tij të fitores, madje ai deklaroi se do të marrë 306 ose edhe më shumë vota elektorale.

“Ndihemi shumë mirë”, tha ai në një intervistë telefonike.

“Mendoj se do të korrim fitore”, deklaroi Trump.

Kandidati republikan tha se priste që të fitonte të gjitha shtetet e ashtuquajtura që do të vendosnin fituesin e zgjedhjeve përfshirë Floridan, Arizonën, Karolinën e Veriut dhe Pensilvaninë.

“Jemi duke ecur mirë kudo”, u shpreh ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto