Paralajmërimi i mjekëve për protestë/ Vasili: Rilindasit bënin sikur çirrnin zemrën për mjekët, sot policia u ndalon grevën

19:01 23/09/20202min148
Petrit-Vasili-1

Pas paralajmërimit të mjekëve se do të zhvillojnë një protestë ditën e nesërme ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në facebook, Vasili shkruan se ndërsa dikur PS i quante ata heronj dhe bënte deklarata pro tyre në televizione, apo sikur çirrnin zemrën për bluzat e bardha, sot policia i ndalon protestën.

Mjeket nuk kane nevoje per duatrokitje ballkonesh, por per mbeshtetje financiare,siguri ne pune , kushte dinjitoze dhe respekt”- perfundon Vasili.

Postimi i plotë:

Vete Rilindja i dje i quante heronj mjeket dhe po vete sot policia saj ju ndalon greven.

Mjekeve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID.

Kur bejne Rilindja ben mbledhje partie,  kur cojne qindra police te shembin teatrin, apo te bejne propagande bashkiake plot me njerez s’ka asnje rendesi COVID.

Po a kane turp keta.

Cfare po kerkojne mjeket?

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka kerkuar Qeverisë shqiptare :

  1. rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar,

2.sigurimin e jetës së personelit shëndetësor,

3.sigurimin e të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre

  1. shpalljen dëshmorë te mjekëve, që humbin jetën në detyrë.

Rilindja paguan miliarda euro per koncesione e tendera sekrete, ndersa kaq pak euro per keto kerkesa minimale te mjekeve nuk i jep kurrsesi.

Cfare turpi!

Rilindasit me Edi Ramen ne krye & Co dilnin neper TV dhe benin sikur çirrnin zemren per mjeket.

Mjeket nuk kane nevoje per duatrokitje ballkonesh, por per mbeshtetje financiare,siguri ne pune , kushte dinjitoze dhe respekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *