Paralajmërimi i fortë! Brataj: Do mbyllim lokalet dhe restorantet nëse nuk respektoni masat, ilaçet mos i merrni sipas sigjerimeve të kushëririt

11:14 29/10/20202min79
skender

Shefi i Urgjencës Kombëtare, mjeku i njohur, Skënder Brataj, u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e marra kundër Covid-19.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në ‘Report Tv’, Brataj tha se nëse nuk respektohen rregullat e vendosura, mund të mbyllen baret dhe restorantet.

Ai u tha qytetarëve që edhe nëse kanë simptoma, të mos marrin ilaçe sipas mendjes dhe sugjerimit të kushërinjve apo të afërmve. Ai tha se për këtë gjë, duhet të konsultohen vetëm me mjekun.

“Njerëzit të gjithë që marrin në telefon thonë ‘a do mbyllemi?’ Zotëri respektoni rregullat, kjo punë nuk bëhet vetëm do bashkëpunim. Pse duhet të diskutohet a mbyllen baret dhe restorantet nëse nuk kontrollohet situata? Normale që mund të mbyllen, do merren masa nëse nuk respektohen rregullat,”– tha ndër të tjera mjeku Brataj.

Ndërkohë, ish-kreu i ISHP, Besnik Jakaj i ka bërë thirrje institucioneve dhe qeverisë që të marrin masa, në rast se situata përkeqësohet.

Të respektohen të gjitha rregullat. Të ruhet higjiena, të përdoret maska. Doja ti bëjë një thirrje ministrisë dhe qeverisë. Të shtojnë fondet. Të rrisin numrin e gatshëm për skenarin më agresiv. Ta përballojnë me sukses”, tha Jakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto